Zgjedhjet në Shqipëri

OSBE: Trajnohen anëtarët e Forumit Kombëtar të të Rinjve të Verbër për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe procedurat e votimit


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të mërkurën e 21 prillit, ka nisur tajnimin e anëtarëve të Forumit Kombëtar të të Rinjve të Verbër, për zgjedhejt e 25 prillit.

Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter.

“Prezenca e OSBE-së trajnoi anëtarët e Forumit Kombëtar të të Rinjve të Verbër për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe procedurat e votimit”.

OSBE-ja kërkon një përfshirje të gjerë të votuesve të rinj.

“Nxisim një përfshirje të gjerë dhe të mirinformuar të votuesve të rinj në zgjedhjet e së dielës”.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen më 25 prill.

Prezenca e OSBE-së ka qenë e pranishme në vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, që prej zgjedhjeve të para pluraliste në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore