Lajme

Orlando: “Mirupafshim Kosovë, faleminderit”


Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, të premten e ka përfunduar misionin e tij në Republikën e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, Orlando e ka bërë me dije se e ka përfunduar misionin, duke e falënderuar shtetin pritës, Kosovën.

“Mirupafshim Kosovë, faleminderit”, ka shkruar ambasadori Orlando.

Si ambasador në Kosovë, Nicola Orlando ka shërbyer që nga janari i vitit 2020.

Ditë më parë, Orlando ishte takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku kishin diskutuar zhvillimet aktuale dhe mundësitë e zgjerimit të partneritetit mes të dyja vendeve.

Ndërsa më 22 qershor Kosovën e kishte vizituar edhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore