Lajme

Organizatorët kërkojnë ndihmën e Biden-it për zhvillimin e Lojërave Olimpike Verore


Organizatorët e Lojërave Olimpike Verore të vitit 2021 në Tokio, kanë reaguar ashpër kundrejt spekulimeve se lojërat e këtij viti nuk do të zhvillohen për shkak të pandemisë.

Sipas tyre, një deklaratë pozitive nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, në lidhje me Lojërat Olimpike, do të ishte një shtysë për zhvillim e tyre.

Kjo vjen pasi SHBA-ja sjell numrin më të madh të atletëve në Lojërat Olimpike. Ajo është gjithashtu aleati dhe mbrojtësi ushtarak i Japonisë. Një konfirmim i SHBA-së do të sillte ndikim për publikun skeptik japonez. Ai do të ofronte siguri edhe për vendet e tjera mbi dërgimin e atletëve në Tokio.

Një nga mediat e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar javën e kaluar se Japonia ka hequr dorë nga Lojërat Olimpike të këtij viti. Qeveria e Japonisë e ka quajtuar këtë njoftim të pavërtetë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bachheld, i bëri thirrje Komiteteteve Olimpike që të diskutojnë për vaksinimet ndaj Covid-19 mbi atletët. Ai ka thënë se ende nuk ka asnjë plan alternativ për Lojërat Olimpike të Tokios./Albanianpost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore