Lajme

Orbán i prerë për anëtarësimin e Ukrainës në BE: Nuk ka arsye për të negociuar


“Nuk ka arsye për të negociuar” anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Kaq i prerë është shprehur me të mbërritur në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel, kryeministri hungarez Viktor Orbán.

Ai u ka thënë gazetarëve të pranishëm se ka pasur shumë bisedime dhe pozicioni hungarez është i qartë.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, parakushtet për Ukrainën nuk janë përmbushur, Këshilli Evropian nuk është në gjendje të ndërmarrë një vendim.

Dhe se Hungaria nuk do të lëvizë nga ky qëndrim.

“Paratë për Ukrainën, në afat të shkurtër, janë tashmë në buxhet. Nëse duam të japim para afatgjata dhe më shumë, duhet të menaxhojmë jashtë buxhetit dhe ne e mbështesim këtë”, ka shtuar ai.

Sipas Orbán, zgjerimi nuk është një çështje teorike.

“Zgjerimi është një proces i bazuar në merita, i detajuar ligjërisht, i cili ka parakushte…nuk ka asnjë arsye për të negociuar anëtarësimin e Ukrainës tani”, ka theksuar ai.

Sakaq, kryeministri hungarez ka këmbëngulur se Hungaria nuk po lidh asnjë nga çështjet e saj me politikën e Ukrainës.

Orbán përsërit kundërshtimin ndaj bisedimeve të anëtarësimit të Ukrainës në BE

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore