Lajme

Opozita kritikon pushtetin për dështim në politikën e jashtme


Mbledhja e Kuvendit të Kosovës.

Më 12 prill, Kuvendi i Kosovës do të diskutoj për politikën e jashtme, ka bërë të ditur kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Kosova është në situatë shumë të rëndë.

“Kosova është në një situatë të rëndë sa i përket politikës së jashtme. Kemi parashtruar tash e dy javë kërkesë për të diskutuar këtë çështje. Por kryeministri e ministrja kanë qenë jashtë vendit. U vendos që më 12 prill, në një seancë të diskutohet për politiken e jashtme në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra

Ndër të tjera e pyetur për punën njëvjeçare të Vjosa Osmanit, në krye të Presidencës, Deliu-Kodra u shpreh se Osmani është dashur të reagojë zëshëm jo vetëm kur ajo e konsideron të nevojshme por, “sa herë cenohen interesat e qytetarëve”.

“Osmani duhet të jetë e zëshme në pikat tona si energjia. Do të duhej të ishte në nivel të detyrës, jo vetëm kur e konsideron ajo, por sa herë që cenohen interesat e qytetarëve. Unë besoj se ka raste kur janë cenuar e presidentja nuk ka qenë mjaftueshëm e zëshme”, tha Osmani.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se kjo është performanca më e dobët parlamentare dhe qeveritare në histori të Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri.

Ai ka kritikuar edhe për Ligjin e Festave Zyrtare ku tha se të pestë të hënat e ardhshme janë festa, e ky Ligj sipas tij, duhet të rregullohet e të diskutohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore