Sport

Operohet Abraham, ja sa do të mungojë


Klubi i Romës ka njoftuar se sulmuesi i tyre, Tammy Abraham, i është nënshtruar një operacioni në Londër për të rindërtuar ligamentin e gjurit të majtë.

Reprezentuesi anglez pësoi dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes së fundit të sezonit në Serie A kundër Spezia-s në “Stadio Olimpico” të dielën në mbrëmje.

Ai u largua me barelë dhe menjëherë u bë e qartë se kjo ishte një goditje e rëndë.

Një deklaratë konfirmon se Abraham iu nënshtrua operacionit në spitalin Cromëell në Londër, të kryer nga Andy Williams në prani të mjekut të Romës, Massimo Manara.

Lojtari do të qëndrojë për disa ditë në klinikën e Londrës dhe së shpejti do të nisë procesin e rehabilitimit me stafin mjekësor të Romës.

Edhe pse nuk ka asnjë koment se sa kohë do të jetë jashtë, Abraham pritet të jetë jashtë fushës për të paktën gjashtë deri në tetë muaj.

25-vjeçari pati një sezon të dytë zhgënjyes në kryeqytetin italian, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë shtatë asistime në 54 ndeshje konkurruese në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore