Sport

Ole Gunnar Solskjaer nënshkruan një marrëveshje të re me Manchester United


Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin deri në vitin 2024, me një mundësi për një vit tjetër.

Norvegjezi, 48-vjeçar , mori detyrën në mars të vitit 2019, pas largimit të Jose Mourinho.

Ai e udhëhoqi Unitedin në vendin e dytë në Premier League sezonin e kaluar dhe në finalen e Europa League, të cilën e humbën përballë Villarealit.

Solskjaer tha se ishte “i kënaqur” me nënshkrimin e kontratës së re.

“Ne jemi më të sigurt se kurrë, nën udhëheqjen e Ole, ne po shkojmë në drejtimin e duhur,” tha nënkryetari ekzekutiv i Manchester United, Ed Woodward.

“Ole dhe stafi i tij kanë punuar pa u lodhur duke vendosur bazat për suksesin afatgjatë në fushë”.

“Rezultatet e kësaj janë bërë gjithnjë e më të dukshme gjatë dy sezoneve të fundit dhe ne të gjithë po presim me padurim të shohim këtë ekip emocionues të zhvillohet më tej në vitet në vijim.

“Ajo që është veçanërisht e kënaqshme është mënyra se si është arritur ky përparim me një përzierje të talenteve të rinj, të rritur në shtëpi dhe rekrutëve të nivelit të lartë, duke luajtur futboll sulmues në traditat më të mira të Manchester United”, ka thënë Woodward.

Solskjaer kaloi 11 sezone si lojtar i United, duke shënuar golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1999.

Ai u bë menaxheri i katërt i United që nga pensionimi Sir Alex Ferguson në vitin 2013.

Solskjaer udhëhoqi klubin e Old Trafford në vendin e tretë në sezonin e tij të parë të plotë, kur ata gjithashtu arritën në gjysmë-finale të Europa League para se të humbnin ndaj Sevilla.

Lajmi për marrëveshjen e re të Solskjaer pas konfirmimit të nënshkrimit të klubit me anësorin e Anglisë Jadon Sancho për 73 milion paund nga Borussia Dortmund.

“Të gjithë e dinë ndjesinë që kam për këtë klub,” tha Solskjaer.

“Është një kohë emocionuese për Manchester United. Ne kemi ndërtuar një skuadër me një ekuilibër të mirë të lojtarëve të rinjë dhe atyre me përvojë që janë të etur për sukses.

“Manchester United dëshiron të fitojë trofetë më të mëdhenj dhe më të mirë dhe kjo është ajo për të cilën po përpiqemi të gjithë. Ne jemi përmirësuar, si brenda dhe jashtë fushës, dhe kjo do të vazhdojë edhe gjatë sezoneve të ardhshme”, përfundoi Solskjaer.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore