Lajme

Olaf Scholz falënderon Kurtin për mbështetjen në Zgjedhjet e Bundestagut


Kandidati për Kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz

“Ju falënderoj për letrën dhe urimet e mira”, i ka shkruar kandidati për Kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit paraprakisht e kishte uruar për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani.

Scholz, një social-demokrat si Kurti, i ka shkruar atij se “rezultatet zgjedhore treguan se shumica e votuesve dëshirojnë qeveri përparimtare që fuqizon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin e shoqërisë”.

“Partia Social-demokrate e Gjermanisë është ngritur si partia më e fortë në Zgjedhjet e Bundestagut dhe ka ambicien për të udhëhequr qeverinë e re federale”, i ka shkruar Scholz, Kurtit.

“Një qeveri që trajton temat me të vyeshme të së ardhmes, siç është ristrukturimi i një ekonomie të qëndrueshme, mbrojtja klimatike, dhe banim të përballueshëm. Dhe një qeveri që qëndron me të gjitha energjitë e saj për në Evropë të bashkuar dhe sovrane”, vazhdoi ai.

“Dua të shpreh falëmnderit e mia më të sinqerta për mbështetjen e madhe në tërë Evropën”, përfundoi Olaf Scholz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore