Përballje

OKC befasojnë Lakers, Celtics mposhtin Heat dhe Jazz nuk ndalen së fituari


Ndeshjet e NBA ishin interesante dhe befasuese.

Lakers – OKC

Dueli mes Lakers dhe Oklahoma City Thunder përfundoi befasisht me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 107:104.

Dy çerekët e parë ishin të baraspeshuar, ku Lakers arritën një epërsi mjaft të lartë në periodën e dytë, por OKC nuk u dorëzuan duke ngushtuar epërsinë.

Te Lakers mungoi lojtari i tyre kryesor, LeBron James, por ata kishin dy yje të tjerë në lojë, të cilët nuk arritën të fitonin ndeshjen.

Në minutën e fundit të ndeshjes, teksa epërsia e OKC ishte vetëm tre pikë, ylli i Oklahomës, Shai Gilgeous-Alexander me vetëbesim të plotë gjuajti nga gjysma e fushës për të dyfishuar epërsinë.

Carmelo Anthony shënoi edhe ty tre pikësha të tjerë për të ngushtuar epërsinë, por këto nuk ishin të mjaftueshme për epërsinë e Lakers.

Los Angeles Lakers forward Carmelo Anthony (7) shoots a three-point basket over Oklahoma City Thunder forward Luguentz Dort (5) during the second half of an NBA basketball game Thursday, Nov. 4, 2021, in Los Angeles. (AP Photo/Marcio Jose Sanchez)

Më të mirët në anët e OKC ishin Shai Gilgeous-Alexander me 28 pikë dhe Luguentz Dort me 17.

Ndërsa te Lakers, më të dalluarit ishin Anthony Davis me 29 pikë e 18 kërcime, Russell Westbrook me 27 pikë dhe Carmelo Anthony me 21.

Celtics – Heat

Befasia e dytë e natës ishte fitorja e Boston Celtics përballë superekipit të Miami Heat.

Celtics mposhtën Heat me rezultat të thellë 95:78.

Çereku i parë filloi i baraspeshuar, por gjithçka ndryshoi në periodën e dytë ku Celtics morën një epërsi prej 18 pikësh.

Më pas në fillimin e pjesës së dytë, Miami arritën të ngushtojnë epërsinë në tetë pikë, por Celtics nuk ishin të gatshëm të humbnin ndeshjen, duke marrë përsëri një epërsi të pakthyeshme.

Më të dalluarit në anën e Celtics ishin Jaylen Brown me 17 pikë e Denis Schroder me 14.

Ndërsa te Heat, më të mirët ishin Jimmy Butler me 20 pikë dhe Duncan Robinson me 16.

Jazz – Hawks

Utah Jazz kanë fituar përsëri duke e quar rekordin e tyre këtë sezon në shtatë fitore dhe vetëm një humbje.

Jazz kanë mposhtur Atlanta Hawks me rezultat 116:98.

Jazz fituan pa lojtarin e tyre kryesorë, Donovan Mitchell, i cili nuk ishte as në bankën rezervë në duelin përballë Hawks.

Tre çerekët e parë të ndeshjes ishin të baraspeshuar ku epërsia më e madhe ishte prej një pike.

Por Jazz shpërthyen në periodën e fundit ku shënuan 17 pikë më shumë se Hawks.

Më të dalluarit te Jazz ishin Jordan Clarkson me 30 pikë e, Bojan Bogdanovic me 23 dhe Rudy Gobert me 13 pikë e 15 kërcime.

Ndërsa te Hawks, më të mirët ishin Trae Young me 21 pikë dhe Deandre Hunter me 14.

Ndeshja mes Philadelphia 76ers dhe Detroit Pistons përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 109:98, ku më të dalluarit ishin Tyrese Maxey dhe Seth Curry.

Ndeshja e fundit mes Houston Rockets dhe Phoenix Suns përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 111:123, ku më të dalluarit ishin Devin Booker e Landry Shamet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore