Lajme

Obama: Qëndrojmë drejtpërdrejt përkrah Izraelit, ndërsa shpërbën Hamasin


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, deklaroi se qëndron drejtpërdrejt përkrah “aleatit tonë”, Izraelit, “ndërsa shpërbën Hamasin”.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta “Haaretz”, duke cituar intervistën me ish shefin e Shtëpisë së Bardhë.

“Të gjithë amerikanët duhet të tmerrohen dhe të indinjohen nga sulmet e pacipë terroriste ndaj Izraelit dhe masakrat e civilëve të pafajshëm”, u shpreh fillimisht Obama.

“Ne hidhërohemi për ata që vdiqën, lutemi për kthimin e sigurt të atyre që janë mbajtur peng dhe qëndrojmë drejtpërdrejt përkrah aleatit tonë, Izraelit, teksa shpërbën Hamasin”, theksoi ish-presidenti amerikan.

Ai shtoi se autoritetet amerikane duhet të vazhdojnë të përpiqen për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj.

“Ndërsa mbështesim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorit, ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj”, ravijëzoi Barack Obama në përmbyllje, raporton Haaretz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore