Bota

Norvegjia do të mbyllë kufijtë për jorezidentët


Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, deklaroi se Norvegjia do të mbyllë  kufijtë  për pothuajse të gjithë jorezidentët. Do të lejohen vetëm vizitat thelbësore.

“Praktikisht, kufiri do të jetë i mbyllur për këdo që nuk jeton në Norvegji“, deklaroi Solberg në një konferencë për shtyp.

Përjashtim do të bëjnë vetëm disa grupe. Punonjësit shëndetësorë nga disa vende do të lejohet të udhëtojnë.

“Po shohim është se mutacioni i ri i virusit është përhapur në mënyrë të konsiderueshme në shumë vende që nuk monitorojnë shkallën e mutacioneve në të njëjtën mënyrë si Norvegjia, Danimarka dhe Britania”, tha Solberg-u. 

Pas masave të  paraqitura më 23 janar, dyqanet jo thelbësore në  Oslo dhe përreth u mbyllën për herë të parë gjatë pandemisë.

Megjithatë, Norvegjia ka shënuar një rënie të numrit të të prekurve  nga COVID-19.

Kryeministrja norvegjeze deklaroi se shkalla mesatare e transmetimit të virusit qëndon në 0.6%./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore