Jetesë & Stil

Nora Istrefi thyen heshtjen: Me Robertin, vetëm raport miqësor


Gjatë ditëve të fundit, në rrjetet sociale u përfol për një ribashkim të mundshëm mes këngëtares Nora Istrefi dhe këngëtarit Robert Berisha.

Dyshja udhëtuan në Turqi së bashku me vajzën e tyre, Renee.

Mirëpo, me sa duket një ribashkim mes çiftit nuk është i vërtetë: mes Norës dhe Robertit nuk ka më shumë se respekt dhe miqësi.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herë të 100-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia se sa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them dhe do vazhdoj të mbroj kauzën që, pas çdo ndarjeje kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare”, shkruante Nora.

Më tej, vazhdonte postimi i saj, “Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renee-s, përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona s’ka ndryshuar asgjë, përvese raporteve korrekte miqësore”, përfundoi Nora.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore