Stil

Noizy e rrahë Kleviol Ahmetin, ish anëtarin e TBA-së


Noizy

Gjatë ditës së hënë ka qarkulluar nëpër rrjete sociale një video e turbullt e një zënke. Në video shihet reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, duke e goditur fenomenin e rrjeteve sociale në vitet e fundit Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

E gjitha besohet se ka filluar teksa ky i fundit në rrjetet sociale ka provokuar situatën duke folur kundër anëtarit të OTR, dhe gjatë ditës ka vendosur të shkojë te lokali i Noizyt në Durrës për t’u ballafaquar me të.

Cllevio, paraprakisht e paralajmëroj vizitën e tij duke hyrë ‘live’ në rrjetet e tij sociale.

Ndërkaq, ditë më parë, ai kishte publikuar një mesazh, sipas tij, nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjete sociale kundër tij.

Në një video të publikuar shihet Noizy duke e goditur me grusht Cllevion, por deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga asnjëra palë.

Kujtojmë se Kleviol Ahmeti, ishte në të kaluarën anëtar i grupit The Bloody Alboz (TBA), i njohur me nofkën atëherë “Hudra”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore