Lajme

Njëzet kompani prodhojnë 55% të mbetjeve plastike në botë


Njëzet kompani janë përgjegjëse për prodhimin e më shumë se gjysmën e të gjitha mbetjeve plastike me një përdorim në botë. Sipas kërkimit kjo ka nxitur krizën e klimës duke krijuar një katastrofë mjedisore.

Ndër bizneset globale përgjegjëse për 55% të mbetjeve nga paketimit plastik në botë janë si korporatat shtetërore dhe ato shumëkombëshe. Analiza përfshin gjigandët e naftës dhe gazit si dhe kompanitë kimike.

Indeksi i Krijuesve të Mbeturinave Plastike zbuloi për herë të parë kompanitë që prodhojnë polimere. Këto bëhen burim i sendeve plastike të hedhura. Që nga maskat e fytyrës deri tek qeset plastike dhe shishet, të cilat në fund të përdorimit të tyre ndotin oqeanet ose digjen.

Të dhënat e indeksit zbuluan gjithashtu se Australia kryeson një listë të vendeve për gjenerimin e mbetjeve plastike me një përdorim për frymë, përpara Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Britanisë.

ExxonMobil është ndotësi më i madh i mbetjeve plastike me një përdorim në botë. Kompania kontribuon me 5.9 milionë tonë në malin global të mbetjeve. Kompania më e madhe e kimikateve në botë, Dow, e cila është e vendosur në SHBA, krijoi 5.5 milionë tonë mbetje plastike, ndërsa ndërmarrja kineze e naftës dhe gazit, Sinopec, prodhoi 5.3 milionë tonë.

Njëmbëdhjetë prej kompanive janë të vendosura në Azi, katër në Evropë, tre në Amerikën e Veriut, një në Amerikën Latine dhe një në Lindjen e Mesme. Prodhimi i plastikës së tyre financohet nga bankat kryesore, mes të cilave kryesojnë Barclays, HSBC, Bank of America, Citigroup dhe JPMorgan Chase.

Gjurma e madhe e mbeturinave plastike të 20 kompanive më të mira globale arrin në më shumë se gjysmën e 130 milionë tonëve metrikë të plastikës me një përdorim të hedhur në vitin 2019, thotë analiza.

Kriza e mbetjeve plastike rritet çdo vit. Në pesë vitet e ardhshme, kapaciteti global për të prodhuar polimere për plastikë me një përdorim mund të rritet me më shumë se 30%.

Deri në vitin 2050 plastika pritet të përbëjë 5% -10% të emetimeve të gazeve serë.

Marrë dhe Përshtatur për The Guardian nga Albanian Post

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore