Lajme

Njeriu i parë që mori zemrën e një derri vdes dy muaj më vonë


Kirurgu Bartley P Griffith (në të majtë) me David Bennett

Dy muaj pas eksperimentit novator, personi i parë që mori zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht ka vdekur.

57 vjeçari, David Bennett nga Hagerstown Maryland, vdiq të martën në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland, ka njoftuar të mërkurën spitali që kreu operacionin.

Mjekët nuk dhanë një shkak të saktë të vdekjes, duke thënë vetëm se gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej disa ditë më parë.

Djali i Bennett falënderoi spitalin për ofrimin e eksperimentit të fundit, duke thënë se familja shpresonte se do të ndihmonte përpjekjet e mëtejshme për t’i dhënë fund mungesës së organeve.

“Ne jemi mirënjohës për çdo moment inovativ, çdo ëndërr të çmendur, çdo natë pa gjumë që ka hyrë në këtë përpjekje historike”, tha David Bennett në një deklaratë.

“Shpresojmë që kjo histori të jetë fillimi i shpresës dhe jo fundi”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore