Lajme

Një tjetër shtet aplikon përzierjen e dozave të vaksinës anti-COVID


Japonia po shqyrton mundësinë e përzierjes së vaksinës COVID-19 të AstraZeneca Plc (AZN.L), me ato të krijuara nga prodhues të tjerë të ilaçeve, në një përpjekje për të përshpejtuar imunizimin e popullatës.

Këtë e ka komunikuar ministri përgjegjës për vaksinimet në Japoni, të dielën e 29 gushtit.

Japonia, e cila më parë është mbështetur në vaksinat Pfizer Inc (PFE.N)/BioNTech SE (22UAy.DE) dhe Moderna Inc (MRNA.O), miratoi vaksinën e AstraZeneca-s gjatë muajit korrik dhe ka siguruar 2 milionë doza.

“Unë i kam kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të dalë me një opinion në lidhje me përdorimin e vaksinave AstraZeneca për dozën e parë dhe të Pfizer me dozën e dytë, ose AstraZeneca si e para dhe Moderna si të dytën”, tha shefi i programit të vaksinave, Taro Kono, në Rrjetin televiziv “Fuji”.

Më tej, ai tha se kjo metodë mund të përshpejtojë fillimin e vaksinimit, duke shkurtuar intervalet midis dozave të para dhe të dyta kur përdoret vaksina AstraZeneca.

Dy injeksionet e AstraZeneca-s administrohen me një interval prej tetë javësh, më i gjatë se për vaksinat e tjera.

Japonia po lufton me valën e saj më të keqe të infeksioneve, të nxitur nga varianti Delta, me raste të reja ditore që e tejkalon numrin prej 25 mijë.

Raporti i vaksinimit të vendit ka mbetur prapa kombeve të tjera të zhvilluara. Japonia ka vaksinuar 54% të popullsisë së saj me të paktën një dozë dhe ka vaksinuar plotësisht 43%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore