Lajme

Një polic në Graçanicë dyshohet se e vrau vëllain e tij


Ilustrim

Të shtunën e 7 majit një zyrtar policor e ka vrarë vëllain e tij me armë zjarri në fshatin Gushtericë të Graçanicës dhe është arrestuar.

“I dyshuari është arrestuar dhe me rastin po merret Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq një burrë nga Skenderaj është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Por, sipas një dëshmitareje, në të njëjtën shtëpi ka jetuar i vetëm një burrë, teksa shtoi se të njëjtin nuk e kishin parë në 6 muajt e fundit.

“Identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa në Oiliq një burrë derisa po qëndronte në një motel, dy të dyshuar të pa njohur për të, e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kondak të revoles.

“Të dyshuarit duke u largu nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja”.

Ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore