Lajme

Një i vdekur dhe 103 raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar një të vdekur nga COVID-19 dhe 103 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 100 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 248 pacientë, duke e çuar në 98 mijë e 787 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive është komuna e Prishtinës me gjithsejtë 20 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 106 mijë e 754 kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 749.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe katër persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore