Lajme

Katër të vdekur dhe 113 raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar katër të vdekur nga COVID-19 dhe 113 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 678 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 316 pacientë, duke e çuar në 98 mijë e 539 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive është komuna e Prishtinës me gjithsejtë 19 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 106 mijë e 651 kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 895.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe tre persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore