Teknologji

Një ekip hakerash i mbështetur nga qeveria iraniane dyshohet për sulmin ndaj revistës franceze Charlie Hebdo


Një ekip hakerash i mbështetur nga qeveria iraniane dyshohet se vodhi dhe zbuloi të dhënat private të klientëve që i përkisnin revistës satirike franceze Charlie Hebdo, thanë të premten studiuesit e sigurisë në Microsoft.

Revista u hakerua në fillim të janarit pasi publikoi një seri karikaturash që përshkruan negativisht figurën e liderit suprem të Iranit Ayatollah Khamenei.

Iran shuts down French research institute over 'insulting' cartoons of Ayatollah  Khamenei - World News

Karikaturat ishin pjesë e një fushate mediatike që Charlie Hebdo tha se kishte për qëllim të mbështeste protestat antiqeveritare në kombin islamik.

Asnjë nga përfaqësuesit e qeverive iraniane dhe franceze nuk u përgjigjën ndaj kërkesave për koment në lidhje me rastin.

Hulumtuesit e Microsoft-it thanë në një raport, se hakimi dhe rrjedhja e informacioneve që synonte Charlie Hebdo ishte pjesë e një operacioni më të gjerë të ndikimit digjital me teknika që përputheshin me aktivitetin e identifikuar më parë të lidhur me ekipet e hakerave të mbështetura nga shteti iranian.

Grupi përgjegjës është i njëjti që zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së identifikuan më herët se kishte kryer një “fushatë të gjithanshme” për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA, tha Microsoft.

Për të përforcuar operacionin e tyre, hakerët iranianë përdorën llogari në Twitter me identitete të rreme ose të vjedhura për të kritikuar karikaturat e Khameneit.

Dy llogari që imitojnë një redaktor të Charlie Hebdo dhe një ekzekutiv të teknologjisë postuan gjithashtu të dhënat e zbuluara përpara se Twitter t’i largonte profilet e tyre nga platforma e vet, bëri të ditur Microsoft.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore