Lajme

Nisma e Kombeve të Bashkuara ndihmon investimet e fermerëve në Shqipëri


Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) pranë Kombeve të Bashkuara  (KB), ka ofruar ndihmë për fermerët shqiptarë përmes granteve bujqësore që synojnë të shtojnë vlerë në prodhimin vendas.

Projekti, i financuar nga Fondi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara dhe qeveria shqiptare, mbështet pronarët e vegjël. Kjo, përmes lehtësimit të praktikave të mira mbi diversifikimin e të ardhurave rurale, zinxhirëve inovativë të vlerës së ushqimit dhe bashkëpunimit të fermerëve, si dhe promovimin e produkteve autentike dhe një qasje “nga fermë në turizëm”.

Sot, në mënyrë që t’u sigurojnë informacione të mëtejshme fermerëve, ekspertët e FAO-s vizituan Korçën, përveç dy komuniteteve të tjerë të kualifikuar në Malësi e Madhe dhe Belsh. Këta të fundit u zgjodhën bazuar në rezultatet e një studimi të fizibilitetit për pronarët e vegjël dhe zhvillimin rural të kryer më parë nga FAO .

“Fermerët në Shqipëri janë goditur rëndë në dekadat e kaluara nga katastrofat natyrore dhe streset ekonomike; tani kjo mundësi u jep atyre një shans për të investuar në pajisje të reja, për të modernizuar prodhimin dhe përpunimin bujqësor, për të përmirësuar nivelin teknologjik të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve dhe për të përmirësuar blegtorinë, “tha Katalin Ludvig, specialiste e zhvillimit rural të FAO-s.

Pajisjet dhe makineritë e reja u shtojnë vlerë produkteve lokale bujqësore, duke promovuar përpunimin e prodhimeve bujqësore, duke zvogëluar humbjet pas vjeljes dhe, në përgjithësi, duke përmirësuar cilësinë.

Konkretisht, nisma mund të mbështesë veprimet kolektive në lidhje me tharjen e mollëve, kumbullave dhe qershive në Korçë, përpunimin e fruta-perimeve dhe përfundimisht zgjerimin në prodhimin e ullirit, duhanit, qeramikës dhe sapunit në Belsh. Si dhe rritjen e vlerës së qumështit, zinxhir, me produktet vendore duke zbatuar kriteret e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit në Malësi të Madhe.

“Kjo thirrje për aplikime është krijuar për të lehtësuar bashkëpunimin midis fermerëve, përpunuesve të vegjël dhe aktorëve të agroturizmit, pasi grupe me të paktën tre vetë mund të aplikojnë. Gratë dhe të rinjtë rural inkurajohen posaçërisht të marrin pjesë, ”shtoi Ludvig.

Bujqësia e Shqipërisë dominohet nga pronarë të vegjël dhe ferma familjare. Fermerët në tre komunat në fokus po përballen me disa kufizime të ndryshme, duke përfshirë një strukturë të fragmentuar të tokës, mungesë të qasjes në financim, shërbime joadekuate këshilluese dhe aftësi e njohuri teknike të vjetruara.

Në planin afatgjatë, FAO synon të sigurojë këshilla teknike për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për politikat e ardhshme për të mbështetur zhvillimin e fermave të vogla në ferma  tregtare familjare. Përvoja me aplikimet për grante të FAO-s do të stimulojë zbatimin e zhvillimit rural dhe do të testojë se si komunitetet lokale thithin fondet e mundshme.

Ky proces do të përmirësojë gjithashtu cilësinë e administrimit të nivelit të komunitetit lokal, duke përfshirë shërbimet e ekstensionit, në aplikimin për financimin e ardhshëm të zhvillimit rural për të përmirësuar cilësinë e jetës në zonat rurale të Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore