Shqipëria

Nis seanca e dytë plenare e Kuvendit të Shqipërisë, në rend dite disa ndryshime në Akte Normative të ndryshme


Kuvendi i Republikës së Shqipërisë mëngjesin e 27 janarit ka nisur punën sipas rendit të ditës. Kjo është seanca e dytë plenare për këtë vit.

Në rend dite janë disa ndryshime në Akte Normative.

Një ndryshim ka të bëjë me Aktin Normativ Nr.35 për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.

Një tjetër ka të bëjë për disa ndryshime në procedurat tatimore të Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë që Kuvendi i Shqipërisë seancën e parë plenare për këtë vit e nisi me një fjalim të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij më 17 janar.

Mesazhi i tij ishte i qartë “FETO si strukturë përbën kërcënim për Shqipërinë. Fatkeqësisht, anëtarët e kësaj organizate vazhdojnë të jenë këtu. Tregojnë ekzistencën e tyre në arsim, institucione fetare dhe në sektorin privat”.

Presidenti turk ravijëzoi se krijimi i një mjedisi të përhershëm besimi, paqeje dhe stabilitetit janë prioritete të politikës së jashtme turke.

Në përfundim ai theksoi se marrëdhënia midis Turqisë dhe Shqipërisë është e thellë dhe e palëkundur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore