Shqipëria

Nis procesi i përzgjedhjes së studentëve ekselentë në administrata


Departamenti i Administratës Publike (DAP) ka nisur procesin e përzgjedhjes së pozicioneve të punës nga studentët ekselentë.

Kjo vlen për të gjithë ata studentë, të cilët më parë kanë aplikuar në platformën  punetembare.al.

Procesi i përzgjedhjes do të vijojë deri në datën 15-të janar.

Ndryshe nga herët e tjera, procesi është zgjatur në kohë për faktin se po zhvillohet në kushtet e masave të sigurisë dhe distancimit social për shkak të pandemisë.

Në total janë 590-të studentë ekselence të kualifikuar për t’u punësuar në vendet vakante që janë në administratën publike./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore