Gjykata Speciale

Nis dëshminë në Speciale anëtarja e OSBE-së në misionin verifikues i Kosovës, Sandra Mitchell


Sandrallin Michael.

Në Gjykatën Speciale ka nisur dëshminë Sandra Mitchell, e cila kishte qenë anëtare e OSBE-së në misionin verifikator të Kosovës në 1998-99.

Ajo fillimisht është intervistuar nga prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Deborah Mayor.

Mitchell, është pyetur lidhur me angazhimin e saj në Kosovë dhe si kishte filluar puna e saj për angazhimin në Kosovë.

Ajo ka thënë se nga Vjena, OSBE-ja e kishte angazhuar atë në Kosovë në fund të tetorit-nëntor 1998.

Ndërsa, ka treguar edhe për takimet që mbanin në atë kohë me ambasadorin amerikan William Walker, ku tha se ambasadori dëshironte të informohej nga ta lidhur me situatën në Kosovë dhe pritshmëritë që kishin ata për 24 orët e ardhshme.

“Po bëhej një mbledhje e mëngjesit, që kryhej me stafin e nivelit të lartë dhe flitej për atë se çka ndodhte në 24 orët e fundit. Ambasadori, ishte i interesuar të dinte se çfarë pritshmëri, përparësi kishim për 24 orët e ardhshme”, deklaroi ajo.

Pjesë e intervistimit e Michael nga prokurorja Deborah Mayor

Deborah Mayor: Na tregoni si niset puna juaj në Kosovë?

Sandra Mitchell: Unë po punoja si këshilltare për shtetin e së drejtës për zyrat për përfaqësimin e OSBE-së në 1998, gjatë verës OSBE-ja filloi diskutimet për të nisur një operacion armëpushimi në Kosovë, më dërguan në zyrat e Vjenës në OSBE në mënyrë që të përgatisja kompetente për të drejtat e njeriut.

Në Kosovë, erdha gjatë muajit tetor-nëntor të 1998-ës.

Deborah Mayor: A mund të na thoni çfarë detyra konkretisht kishit në Vjenë?

Sandra Mitchell: U fokusuam tek mandati që na ishte dhënë që fillimisht ishte të dokumentohej se çfarë po u ndodhte civilëve në Kosovë.

Deborah Mayor: A erdhi një moment kur ju fizikisht shkuat në Kosovë?

Sandra Mitchell: Po, më dislokuan në Kosovë kam qenë në fillim të operacionit për të ndihmuar në terren me personalin se po merrnim personel të ri dhe të merresha me mbarëvajtjen e departamentit, aktivitete të përditshme.

Deborah Mayor: A kishte ndonjë emër misioni ku ishit ju?

Sandra Mitchell: Po, ishte misioni verifikator i Kosovës.

Deborah Mayor: Çfarë pozite kishte ambasadori William Walker?

Sandra Mitchell: Ai ishte kreu i misionit verifikator të Kosovës.

Deborah Mayor: A mund të na përshkruani vizionit e drejtorisë së drejtave të njeriut, çfarë pune konkrete kishte misioni juaj?

Sandra Mitchell: Kur shkova në Kosovë, ishte konflikti i armatosur, kishte pushtim ushtarak, kishte tanke, kishte serbë, kishte prani shumë të madhe ushtarake në Prishtinë, snajperë, shumë ushtarë që mbanin armët me atë dritën e kuqe. Kjo ishte e pranishme në të gjithë territorin.

Roli ynë ishte që të monitoronim kushtet dhe trajtimin e civilëve në mënyrë që të fokusoheshim kryesisht në përgjegjësitë e qeverisë serbe dhe jugosllave në atë kohë si shtete anëtare të OSBE-së.

Qartazi, kishin krijuar një tension shumë të rëndë sa i përket të drejtave të njeriut në atë zonë, ne e monitoronim edhe sjelljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryesisht lidhur me personat që ishin zhdukur, qasjen në territorin e tyre dhe qasjen tek të ndaluarit.

Deborah Mayor: A mbani takimet në zingjirin komandues në mënyrë që të përcillej informacioni deri tek ambasadori Walker?

Sandra Mitchell: Po bëhej një mbledhje e mëngjesit, që kryhej me stafin e nivelit të lartë dhe flitej për atë se çka ndodhte në 24 orët e fundit. Ambasadori, ishte i interesuar të dinte se çfarë pritshmëri, përparësi kishim për 24 orët e ardhshme.

I bënim raport personave në Vjenë, kishim shumë takime përmes telefonit, kishim takime me OJQ-të, por që takohemi me përfaqësuesit lokal, kryqin e kuq.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore