Sport

Nipi i Michael Schumacher, thyen shtyllën kurrizore në një aksident në DTM


Photo: Motorsport

Nipi i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, David ka thyer shtyllën kurrizore në një aksident me garat e motorsport në Gjermani.

Lajmi u bë me dije nga gazeta e përditshme britanike “Daily Mail” të shtunën e 9 tetorit.

David Schumacher pësoi lëndime pas një përplasjeje me Thomas Preining gjatë DTM në Hockenheimring.

Të dy makinat po luftonin për pozicionin, kur ata frenuan në kthesën e tetë, duke i dërguar ato në barrierat mbrojtëse.

Kaosi pasoi me humbjen e kontrollit të Porsche SSR e Dennis Olsen, makina e të cilit mori zjarr menjëherë në pistë. Mercedes Winward i Schumacher dhe disa automjete të tjera pësuan dëmtime të mëdha.

Gara u mbyll me flamur të kuq.

Të gjithë pilotët e përfshirë në aksident u dërguan për kontrolle mjekësore. Rezultatet mjeksore të Schumacher fillimisht dolën mirë.

Megjithatë, në ekzaminimet e mëtejshme gjatë javës zbuluan se një rruazë e mesit në shpinë ishte thyer.

Babai i David, Ralf Schumacher tha për revistës “Motorsport” se David pas kthimit në shtëpi ende ankohej për dhimbjen e shpinës.

“Më pas vendosëm të shkonim në një spital në Salzburg për të bërë një MRI. Ka rezultuar se është thyer një rruazë mesit”, shtoi Ralf.

Preining fajësoi Schumacher për aksidentin.

Nëna e Schumacher, Cora u përgjigj në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur. Ajo shkroi se “David Schumacher po bën mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Megjithatë, më duhet të them se absolutisht nuk mendoj se është në rregull që Thomas Preining të bëjë komente negative për djalin tonë çdo herë pa asnjë reflektim në vetvete”, shtoi nëna e Schumacher.

“Ai vetë kishte tejkaluar shpejtësinë dhe nuk e kishte nën kontroll makinën. Është gjithmonë më e lehtë të kërkosh të metat tek të tjerët”, theksoi ajo.

Sipas mjekëve David do te pushojë deri në gjashtë javë dhe nuk ka nevojë t’i nënshtrohet një operacioni.

Seria DTM përfundoi në fundjavë, kjo do të thotë se Schumacher nuk do të humbasë asnjë garë gjatë pushimit të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore