Lajme

Ngec karvani rus për në Kiev, nuk ka logjistikën e nevojshme


Mungesa ushqimesh, mungesë karburanti dhe moral i ulët.

Karvani rus, i cili është nisur drejt Kievit, ka ngecur dhe po përballet me një krizë të vërtetë, sipas një zyrtari amerikan për Mbrojtjen.

Sipas këtij zyrtari, i cili nuk ka dalë me emër, kolona e gjatë kilometra të tëra, nuk ka avancuar aspak në 24 orët e fundit. Problemet logjistike, e kanë detyruar të qëndrojnë në vendnumëro. Një opsion i mundshëm gjithsesi, mund të jetë ai i një pushimi, përpara mësymjes në fortesën e kryeqytetit.

Më herët, sipas gjigandit mediatik britanik, The Guardian, disa komandantë rusë kanë braktisur qasjen fillestare në luftime. Ata besonin se goditja do të ishte shumë e shpejtë dhe efikase, por e tillë nuk qe.

Tashmë duhet parë nëse raporte nga zona dhe pamjet satelitore, do ta vërtetojnë këtë gjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore