Film

Netflix rrit çmimet e abonimit mujor në SHBA dhe Kanada


Netflix ka rritur çmimin e abonimit mujor nga 1 dollar në 2 dollarë në muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kanada.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë zëdhënësi i kompanisë.

Plani standard, i cili lejon dy transmetime njëkohësisht, tani kushton 15,49 dollarë në muaj, nga 13,99 dollarë në SHBA.

Çmimet u rritën gjithashtu në Kanada – nga 14,99 dollarë u rrit në 16,49 dollarë.

Aksionet e Netflix-it fituan gati 3% dollarë në Nasdaq, pasi u bë publik lajmi për rritjen e çmimit.

Rritjet, të parat në këto tregje që nga tetori 2020, hynë në fuqi menjëherë për klientët e rinj.

“Netflix është ndër platformat më të përdoruara për t’u argëtuar. Ne jemi të përkushtuar që t’ju ofrojmë standardet më të larta të cilësisë”, deklaroi një zëdhënës i Netflix-it.

Me rritjen e çmimeve, ai është zotuar se Netflix do të ofrojë një shumëllojshmëri të gjerë mundësish.

Shërbimi më i madh i transmetimit në botë po përballet me konkurrencën të madhe nga kompani që kërkojnë t’i tërheqin shikuesit me programet që ofrojnë në internet.

Walt Disney Co, WarnerMedia e AT&T Inc, Amazon.com Inc dhe Apple Inc janë ndër rivalët më të mëdhenj të kompanisë.

Netflix ka shtuar klientë, pavarësisht rritjeve të mëparshme të çmimeve, çka tregon se anëtarët e saj kanë qenë të gatshëm të përballojnë kosto më të larta.

Çmimi amerikan i planit premium të Netflix-it, i cili mundëson katër transmetime në të njëjtën kohë dhe transmetim në ultra HD, u rrit me 2 dollarë në muaj.

 Marrë nga “Retures”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore