Lajme

Nemec: BE-ja s’ka më durim, Serbia të mendojë si 27 shtetet anëtare


Matjazh Nemec, deputet slloven i Parlamentit Evropian, ka thënë për N1 se nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane, duhet të mendojë si 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ai thekson se në Bruksel “nuk ka më durim”.

“Këtë e them si mik i Serbisë, flas si njeri që dëshiron që Serbia të jetë pjesë e BE-së. Pyetja kryesore është se çfarë dëshiron të vendosë Serbia, cila do të jetë rruga evropiane e Serbisë. Nëse ajo ka ende besim në atë rrugë”, shton ai.

I pyetur se deri ku kanë arritur negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për propozimin gjermano-francez, Nemec thotë se Parlamenti Evropian nuk i ka të gjitha informacionet për të.

“Ne do të donim që i gjithë rajoni të ishte pjesë e BE-së dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme për bashkëpunimin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

“Qëllimi dhe fitorja jonë do të ishte që më shpejt të jetë e mundur që Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova të jenë pjesë e komunitetit evropian”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore