Lajme

Në Prishtinë protestohet kundër invazionit rus në Ukrainë


Ilustrim

Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se gjatë ditës së premte do të organizojnë protestë pranë Zyrës Ndërlidhëse ruse në Prishtinë, për të kundërshtuar inzavionin rus në Ukrainë.

Sipas organizatorëve, përmes kësaj proteste do të bëhet thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet dhe të tërheq trupa e saj nga territori i Ukrainës.

“Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve ndërkombëtarë, organizatave të shoqërisë civile, organizatave paqeruajtëse dhe të gjitha vendeve demokratike që të angazhohen për paqe dhe stabilitet ne Ukrainë dhe kudo në botë”, thuhet në njoftim.

“Duke qenë se në Kosovë kemi përjetuar efektet shkatrrimtare të luftës, pasojat e së cilës vazhdojmë t’i vuajmë edhe sot, si shoqëri dhe si shtet duhet të dënojmë fuqishëm pushtimin e Ukrainës nga Rusia, dhe në të njejtën kohë të bashkë-ndjejmë me njerëzit në Ukrainë për vuajtjet e tyre në këtë kohë shumë të vështirë”, vazhdon njoftimi.

Protesta në fjalë do të mbahet në ora 13:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore