Shqipëria

‘Në oborrin e PD-së do të ngrihen kulla’, Bardhi: Mashtrime të Berishës


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, të mërkurën e 12 janarit ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit, Sali Berisha, se në oborrin e PD-së do të ngrihen kulla dhe hotele.

Sipas Bardhit, ato janë sajesa të një njeriu, i cili sipas tij tashmë “ka humbur arsyen”.

“Asnjë mashtrim i Sali Berishës, nuk mund të mbulojë dhunën e realizuar më 8 janar dhe shpalljen non-grata nga SHBA”, shkruan ai në median e tij sociale.

Ai shprehet se, më 18-dhjetor demokratët u ndanë nga e shkuara dhe zgjodhën të ardhmen dhe “tanimë misioni i vetën i PD është mbrojtja e interesit publik dhe rikthimi i opozitës në pushtet”.

Berisha më herët shkruante se ekziston një projekt, që  është tregues se “Basha dhe Rama po bashkëpunojnë”.

Ai i ka paralajmëruar ata se tempulli i demokratëve nuk mund të “tjetërsohet nga bandat e narkoshtetit”.

Ndërkohë PD-ja ka mohuar se në truallin ku do ndodhet selia blu do të ndërtohen kulla.

Për të ky është një lajm për të tërhequr vëmendjen nga protestat e Sali Berishës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore