Shqipëria

Në flakë shezlonet, vijojnë problemet në bregdet


Rreth 60 shezlone janë djegur në orët e para të së hënës në zonën e Dhërmiut, ku mendohet se zjarr vënia ka qenë e qëllimshme për shkak të konkurrencës në vijën bregdetare.

Shezlonët janë në pronësi të shtetasit B.D., 55 vjeç. Nga të dhënat e policisë gjithsesi, nuk bëhen me dije detaje, nëse ka pasur apo jo konflikt paraprak.

Një tjetër ngjarje e zbardhur po në Drimadhes gjatë natës, është ajo e një konfliktimi të çastit midis tre shtetasve.

Sipas Policisë, shtetasi H.F., 28 vjeç, ka qëlluar në ajër me një armë sportive të tipit pistoletë. Më pas ai është konfliktuar fizikisht me shtetasit D.D. dhe O.T..

Autori i ngjarjes është shpallur sakaq në kërkim. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Këto situata, vijnë fill një ditë pas vrasjes së katër personave dhe plagosjes së dy të tjerëve në Velipojë, për shkak të përballjes mbi shfrytëzimit e hapësirës bregdetare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore