Kosova

Në çka dhe sa do të investojë FSK-ja nga buxheti i ndarë nga Qeveria për vitin 2022?


Ilustrim

Nga 100 milionë euro të ndara për Forcën e Sigurisë së Kosovës nga Buxheti i Qeverisë për vitin 2022, ky institucion pritet që të shpenzojë 1 milionë e 130 mijë euro për blerjen e autoblindave ushtarake.

Kështu është raportuar në dokumentin e Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022 e cila pritet të votohet në parlamentin e Kosovës.

Shuma 1 milionë e 130 mijë euro është gati trefish më pak se buxheti i miratuar në vitin 2020 për autoblinda ushtarake për FSK-në.

Në Projektligjin e Buxhetit e miratuar nga Qeveria e Kosovës janë bërë edhe analiza dhe vlerësime se sa para parashihen të ndahen në vitet e ardhshme për blerjen e autoblindave për FSK-në.

Kështu në vitin 2023 sipas vlerësimit do të ndahen 10 mijë euro më shumë se sa ai që aktualisht është paraparë në vitin 2022, ndërsa për vitin 2024 sipas vlerësimit, parashihen të ndahen 850 mijë euro më shumë se në vitin 2022.

Shuma e parave për blerjen e kamionëve taktik për pjesëtarët e FSK-së është paraparë të jetë 4 milionë e 250 mijë euro.

Ndërsa për automjetet xheniere pra për trupat ushtarake, që merren me ndërtimet për mbrojtje e për sulm, me shkatërrimin e pengesave, me minimet, janë paraparë të ndahen 400 mijë euro për vitin 2022.

Kurse për vitin 2023 kjo shumë është paraparë të rritet në 1 milion e 680 mijë euro.

FSK-ja në vitin 2022 me buxhetin e ri të aprovuar nga Qeveria e Kosovës ka paraparë të ndajë mbi 30 milionë euro për investim edhe në sistemin e armatimit.

Ndërsa ky shumë për armatim pritet të rritet për katër milionë në vitin 2024.

Sipas buxhetit për vitin 2022, janë paraparë të investohen edhe 700 mijë euro në depon për municion ndërsa 300 mijë euro për depon për armatim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore