Shqipëria

Ndroq/ Aksidentohet për vdekje një 36-vjeçar


Në orët e para të mbrëmjes së 10 gushtit, në Ndroq ka humbur jetën shtetasi Sh. B., rreth 36 vjeç, pas një përplasjeje fatale me një automjet tjetër.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:50. Mjeti me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me viktimën Sh. B., me pasojë vdekjen.

Ndërkaq, policia njofton se po vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore