Lajme

Ndihmësja e Clinton, libër mbi sulmin seksual nga senatori amerikan


Huma Abedin dhe Hillary Clinton

Ish-ndihmësja e Hillary Clinton-it, Huma Abedin, ka shkruar një libër me kujtime të jetës së saj, duke theksuar kohën kur u sulmua seksualisht nga një senator amerikan.

Pretendimi do të detajohet në librin “Both and: A Life in Many Worlds” (Të dyja dhe: Një jetë në shumë botë), i cili do të botohet javën e ardhshme.

Huma Abedin dhe Hillary Clinton.

Abedin ka thënë se politikani, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar akoma, u hodh mbi të në një divan në mesin e viteve 2000, pasi e ftoi në shtëpinë e tij.

Mes të tjerash, ajo jep dhe detaje, sesi e kundërshtoi, ndërsa ai u përpoq ta puthte dhe ta prekte në vende intime pa dëshirën e saj.

Huma Abedin ishte një nga kandidatet demokrate për presidente të vitit 2016 dhe ish-sekretare e shtetit e kohës së Obamës, ndihmësja më e besueshme e zonjës Clinton, e cila dikur u përshkrua nga Hillary si “vajza e dytë e saj”.

Huma Abedin dhe Hillary Clinton.

Ajo përshkruan sulmin seksual, ndërsa rrëfen punën e saj për zonjën Clinton, kur ishte senatore amerikane për New York-un, midis viteve 2001 dje 2009.

Huma thotë se, pas një darke në Washington, doli me politikanin dhe kur u ndalën para shtëpisë së tij, ai e ftoi brenda për kafe dhe ajo pranoi.

Sipas prestigjiozes “Guardian”, e cila ka parë një kopje paraprake të librit, Abedin shkruan – “Më pas, në një çast, gjithçka ndryshoi. Ai u rrëzua në të djathtën time, më vuri krahun e tij të majtë rreth supit dhe më puthi, duke më shtyrë dhe duke e futur gjuhën e tij në gojën time, e pastaj duke më shtyrë përsëri në divan”.

Huma Abedin

“Isha shumë i tronditur, saqë e largova. Gjithçka që doja, ishte që 10 sekondat e fundit të fshiheshin”, thuhet të ketë shkruar ajo.

Abedin thotë se, më pastaj, senatori i kishte kërkuar “falje” se kishte “gabuar”, dhe e kishte pyetur atë nëse donte të qëndronte më gjatë në shtëpinë e tij.

Tutje, ajo shkruan: “Më pas thashë diçka që vetëm versioni im njëzetvjeçar do ta kishte nxjerrë – ‘Më vjen shumë keq’ – dhe dola jashtë, duke u përpjekur të dukesha sa më joshëse të ishte e mundur”.

Gjithsesi, Abedin thotë se ajo u takua me senatorin disa ditë më vonë në Capitol Hill dhe, sipas saj, ai e kishte pyetur nëse ata ishin ende miq.

Gjithashtu në libër detajon zemërimin e saj ndaj ish-bashkëshortit të saj, ish-kongresmenit demokrat të New York-ut, Anthony Weiner, karriera e të cilit u shkatërrua nga skandalet seksuale.

Huma Abedin dhe Anthony Weiner.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore