Përballje

Ndeshje të “zjarrta” në Superligën e Kosovës


Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro nga fundi, këtë fundjavë, Superliga e Kosovës në futboll, do të sjellë duele të zjarrta për kreun e tabelës, gjithashtu edhe për skuadrat që mund të bien nga elita e futbollit kosovar.

Të shtunën do luhen tri ndeshje dhe të gjitha do të fillojnë nga ora 15:00.

15:00 Arberia: Gjilani

15:00 Drita : Feronikeli

15:00 Trepça 89 : FC Besa

Arbëria do të synojë pikë në Gjilan, për t’u larguar nga zona e rrezikshmërisë, kurse Gjilani në anën tjetër nuk ka kurrfarë ambicje këtë sezon.

Arbëria ka 33 pikë dhe ndodhet në pozitën e nëntë me dy më pak se Trepça 89, kurse Gjilani ndodhet në pozitën e katërt me 44 pikë.

Ndeshja mes Dritës dhe Feronikelit është “vitale” për vendasit, të cilët ndodhen në pozitën e tretë me vetëm dy pikë larg pozitës së parë.

Kjo ndeshje gjithashtu është shumë e rëndësishme edhe për Feronikelin, pasi që ata janë vetëm dy pikë larg nga zona e rrezikshmërisë.

Në ndeshjen mes Trepçës 89 dhe Besës, mitrovicasit kërkojnë fitoren pasi ata po ashtu janë vetëm dy pikë larg pozita e nëntë e cila bie nga liga.

Kurse skuadra nga Peja, Besa, tashmë ëshë edhe zyrtarisht e rënë nga Superliga.

Ndërsa të dielën janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje të rëndësishme për përcaktimin e fituesit të Superligës.

15:00 Drenica: Ballkani

15:00 Llapi : Prishtina

Ndeshja mes Ballkanit dhe Drenicës është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme për të dy ekipet, ku njëra pretendon fitoren e titullit, dhe tjetra mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina do të synojë fitore në Llap, për të mbetur akoma në garë për titull dhe njëkohësisht për t’u hakmarrë ndaj tyre për eliminimin në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore