Sport

Ndeshja e dytë që zhvendoset në Budapest është Gladbach – City


UEFA ka konfirmuar se ndeshja e parë e raundit të 16 të Ligës së Kampionëve, midis Borussia Monchengladbach dhe Manchester City, do të luhet në Puskas Arena në Budapest.

Gjermania ka ndaluar udhëtimet me Anglinë për shkak të versionit të ri të koronavirusit që ka shpërthyer në Britani.

Ndeshja e parë që u vendos të mos luhej në Gjermani ishte mes Leipzig-ut dhe Liverpool-it, që gjithashtu do luhet në Puskas Arena.

Ndeshja do luhet më 24 shkurt, me fillim nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore