Lajme

Ndahet nga jeta themeluesi i kompanisë së lodrave, Henry Orenstein


I mbijetuari i Holokaustit, Henry Orenstein, i cili themeloi kompaninë e lodrave, Topper Corporation, në vitet 1950, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare.

Orenstein arriti të krijojë një nga kompanitë më të rëndësishme amerikane të lodrave, si dhe Transformers.

Më vonë, ai u bë figura e disa prej filmave më të suksesshëm aksion.

Ai vdiq në spitalin Livingston, New Jersey, pasi ishte infektuar me COVID-19.

I lindur në vitin 1923, në Hrubieszow, Poloni, Henry Orenstein i mbijetoi burgimit në pesë kampe të ndryshme përqendrimi.

Prindërit e tij vriten në 1942, ai dhe vëllezërit e tij Sam dhe Fred lirohen.

Në vitin 1982, ai vendos të rrëfejë përvojën e tij si hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, në librin “Unë do të jetoj”, si një i mbijetuar nga holokausti.

Në vitin 1947, ai emigroi në Nju Jork, ku – pas disa punëve – ngriti biznesin që do ta çonte drejt suksesit.

Kompania e tij fillimisht u quajt “De Luxe Premium”. Më pas mori emrin “Topper Corporation”.

Në një moment u përfol se ishte kompania e katërt më e madhe e lodrave në Shtetet e Bashkuara.

Ajo u themelua në vitet 1950: idetë e Orenstein janë arma lodër e ushtrisë Johnny Seven One Man, kukullat Betty the Beautiful Bride, kamionët Zoomer Boomer dhe robotët Ding-A-Ling.

Në vitet 1970, kompania kaloi krizë.

Kërcënimi i falimentimit bëri që Orenstein të jepte dorëheqjen si president i Topper Corporation.

Më pas, iu drejtua Hasbro-s, duke lidhur një marrëveshje midis gjigantit të lodrave dhe kompanisë japoneze Takara.

Në vitin 1984 lindën Transformers, robotët e vegjël që shndërrohen në automjete ose kafshë.

Një markë që do të bëhej po aq e suksesshme me fëmijët sa ishte në kinema, me një serial televiziv të animuar dhe një seri filmash.

Por, shpikja e Orenstein sigurisht nuk ndalet këtu.

I njohur me pokerin, ai filloi të luante në Los Angeles dhe Las Vegas në fund të viteve 1980.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore