Jetesë & Stil

Ndahen aktorët e njohur Ben Affleck dhe Ana de Armas


Ben Affleck dhe Ana de Armas i kanë fund lidhjes pas një viti.

Aktorët u njohën gjatë xhirimeve të thriller-it, Deep Water, në fillim të 2020-ës, por duket se gjërat kanë marrë fund.

Burime për  revistën “People” kanë konfirmuar se Armas nuk donte të jetonte në Los Angeles. Por përtej kësaj, ndarja ishte miqësore.

Affleck dhe de Armas zyrtarizuan romancën e tyre në mediat sociale në prill të vitit 2020, kur aktorja po festonte ditëlindjen e saj. Ata e kaluan karantinën bashkë dhe dukeshin shumë të dashuruar, por mesa duket kaq ka zgjatur mes tyre. Çifti ka dy fëmijë, të cilët jetojnë në Los Angeles./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore