Përballje

NBA, Russell Westbrook historik


Në orët e hershme të mëngjesit së 30 marsit u zhvilluan edhe 11 ndeshje tjera të NBA, në një natë që nuk dhuroi befasi.

Washington Wizards në krye me Rusell Westbrook, arritën fitore pa shumë mund si vendas të Indiana Pacers.

Në krizë për zonën play-off, Wizards arritën një fitore shumë të rëndësishme.

Ndeshja përfundoi me rezultat 132 – 124, me Rrusell Westbrook që hyri në histori.

Russ u shndërrua në lojtarin e parë të NBA, që arrin të shënoi një triple double me +35 pikë dhe +20 asiste.

Statistikat e tij ishin:

35 pikë, 14 ribaund, 21 asiste.

Vendi i dytë në konferencën e lindjes, Brooklyn Nets, kaloi pa vështirësi 112 – 107 skuadrën e fundit në konferncën e perëndimit, Minnesota-n.

James Harden ishte lojtari i ndeshjes, “mjekra” arriti triple-double, duke shënuar 38 pikë, 11 ribaunde dhe 13 asiste.

Miami Heat arriti një fitore shumë të rëndësishme si mysafire e New York Knicks-ave, me rezultat 88 – 98.

Heats ngjiten në vendin e tetë me rekord të njejtë si Boston Celtics në vendin e shtatë.

Grizzlies me fitore në fushën e Rockets, 110 – 120, zhytën edhe më shumë në krizë skuadrën nga Houston, e cila tani gjendet në vendin e 14-të, pa asnjë shpresë për fazën play-off.

Luka Doncic udhëhoqi Dallas Mavericks-in drejt një fitoreje tjetër, duke shënuar 25 pikë në triumfin 127 – 106 në fushën e Thunder.

Liderët e konferencës së perëndimit, arritën pa problem që të fitonin përballë Cleveland-it, me rezultat të thellë 114 – 75.

Edhe ËWrriors, falë një performance të mrekullueshme të Curry-t, u kthyen te fitorja pas katër humbjesh.

Vendi i dhjetë në perëndim fitoi 116 – 102 përballë vendit të dhjetë në lindje.

Rezultatet e plota të natës:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore