Lajme

Naumov po planifikonte të largohej drejt Maqedonisë së Veriut


Ish-shefi i inteligjencës ukrainase Andriy Naumov dhe shoferi i tij gjerman Alexander Akst po planifikonin të largoheshin drejt Maqedonisë së Veriut.

Kjo, përmes pikës kufitare të Preshevës.

Detajet e reja i zbuloi gazeta “E Vërteta Ukrainase”, duke cituar burimet e saj.

Ish-zëvendës Shefi i Shërbimit të Sigurisë ukrainase u arrestua në Serbi nën dyshimin për pastrim parash.

Rojet kufitare, shkruan botimi ukrainas, ndaluan në pikën kufitare një veturë BMW.

Kjo e fundit, drejtohej nga Alexander Akst, 36 vjeç. Naumov ishte në makinë me të.

Pas kontrollit në makinë, policia gjeti të padeklaruara 607 mijë e 990 euro, 124 mijë e 924 dollarë dhe dy smeraldë.

Të dy personat u ndaluan nga policia e Nish-it nën dyshimin për pastrim parash.

Naumov drejtonte Departamentin Kryesor të Sigurisë së Brendshme të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës nga viti 2019 deri në korrik të vitit 2021.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i hoqi gradën Gjeneral Brigade dhe Shef i Drejtorisë kryesore të Sigurisë së Brendshme – Andriy Naumov – gjatë muajit mars.

Ai u largua jashtë Ukrainës disa orë para pushtimit të plotë të ushtrisë ruse më 24 shkurt.

Aktivitetet e tij aktualisht po hetohen nga policia vendase nën nenin “tradhti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore