Lajme

NATO shqyrton vendosjen e forcave ushtarake në territorin e BeH


Liderët e NATO-s kanë informuar institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës se janë duke shqyrtuar vendosjen e forcave ushtarake në territorin e BeH.

Një gjë e tillë do të bëhet nëse Rusia përdor veton në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të mos zgjatur mandatin e Forcave të Bashkimit Evropian në BeH (EUFOR).

“Informacioni zyrtarisht do të bëhet i ditur në fillim të javës së ardhshme”, shkruan mediumi boshnjak ‘Istraga’.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith, pritet ta vizitojë Bosnjën dhe siç mëson mediumi nga burime diplomatike, ajo do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes në BeH.

Nga ana tjetër, anëtari i Presidencës trepalëshe të BeH-së, do të udhëtojnë në Rusi, ku sipas mendiumit, pritet të flas me Presidentit rus, Vladimir Putin për rezolutën e re të KS-së.

“Dodik do t’i kërkojë Putinit që Rusia të mos bllokojë EUFOR-in, sepse ai është i vetëdijshëm se në atë rast forcat e NATO-s do të zbarkonin në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Në nëntor të vitit të kaluar KS i OKB-së ua zgjati mandatin njësive të EUFOR-it në BeH për një vit dhe nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk miraton një rezolutë të re për zgjatjen e mandatit të EUFOR-it deri atëherë dhe nëse Rusia nuk pranon rezolutën e re, forcat e NATO-s do të vendosen në BeH, siç parashihen edhe me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore