Lajme

NATO është gati të mbrojë qiellin polak me avionë aleatë


“Në përgjigje të luftës së Rusisë, NATO ka përmirësuar ndjeshëm pozicionin në krahun lindor, duke përfshirë avionët aleatë për të mbrojtur qiellin polak”.

Kështu ka thënë për “La Presse” një zyrtar i NATO-s, i pyetur për rrezikun e përshkallëzimit pas sulmit në Moskë dhe shkeljen e hapësirës ajrore polake nga Rusia.

Ai ka thënë po ashtu se NATO dënon fuqishëm sulmet e fundit të Rusisë kundër civilëve ukrainas, qyteteve dhe qytezave, duke përfshirë edhe ata afër territorit aleat.

“Ne vazhdojmë të vlerësojmë pozicionin tonë dhe mbetemi të gatshëm për të mbrojtur të gjithë aleatët”, ka shtuar zyrtari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore