Shqipëria

NATO dhe KFOR-i urojnë Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë


Organizata e Atlantikut të Veriut (NATO) ka uruar Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë.

“Retweet për t’u bashkuar me ne për të festuar Aleatin tonë, Shqipërinë në Ditën e tyre të Pavarësisë!”, shkruan aleanca në Twitter.

Një status i ka dedikuar edhe Forca Paqeruajtëse në Kosovë (KFOR).

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Aleatëve dhe miqve tanë Shqiptarë! Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe kontribuon me më shumë se 50 ushtarë në misionin e KFOR-it”, shkruhet në urimin e kësaj force.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore