Shqipëria

Nata e ndërrimit të vitit pa kufizime orari, me kufizime aktivitetesh


Nuk do të ketë kufizime për lëvizjen e njerëzve në natën e ndërrimit të vitit në Shqipëri, por rregullat mbi aktivitetet e zhvilluara nuk do të ndryshojnë dhe lëvizja në orët e vona të natës nuk nënkupton zhvillimin e festave pa masa kufizuese.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, në një mbledhje të Komitetit të Eskpertëve.

Vendimi mbi lëvizjen në tërësi, mbetet me po të njëjtën masë kufizuese të orës policore. Pra, prej orës 23:00 deri në 06:00, lëvizja do të jetë e ndaluar. I vetmi përjashtim vjen në natën e ndërtimit të viteve.

Vendimi vjen si rrjedhojë e stabilitetit të rasteve të reja, ku incidenca ka qenë në rënie në dy javët e fundit.

Sakaq, janë konfirmuar edhe dy rastet e para me variantin Omicron të COVID-19. Disa raste të dyshuara janë dërguar në një laborator në Gjermani, nga ku erdhi edhe vërtetimi se dy prej tyre janë Omicron.

Masat e tjera ndërkaq, nuk ndryshojnë.

Ndërkohë, prej 4 janarit, të gjithë punonjësit e administratës, qendrave tregtare apo marketeve, me paraqitjen në punë, duhet të japin edhe vërtetimin se janë të vaksinuar apo shëruar nga COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore