Sport

Nagelsmann pas fitores 5-0 me Dynamo Kiev: Mund të bëjmë më mirë


Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich-ut foli për mediat pas ndeshjes në Champions League, ku bavarezët fituan me rezultatin 5-0 përballë Dynamo Kiev-it.

Edhe pse një fitore bindëse e Bayern-it, tekniku gjerman tha se skuadra ka akoma nevojë për përmirësim.

“Ne jemi të vetëdijshëm, kjo përfshin secilin lojtar, se ne mund dhe duam të bëjmë më mirë. Edhe pas golit të pestë ne donim të shënonim një tjetër”, tha Nagelsmann-i pas ndeshjes.

“Jam i lumtur për magjitë e mëdha. Nuk është gjithmonë e lehtë të mbash përqëndrim të lartë pas një goli të hershëm”.

“Ne shënuam disa gola të mrekullueshëm dhe është e rëndësishme që mbajtëm portën të paprekur”, shtoi gjermani.

Bayern-i do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat të dielën. Përballë do të ketë Eintracht Frankfurt-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore