Lajme

Nafta dhe Gazi në Rusi mund të paguhen edhe me Bitcoin


Ilustrim

Sipas një zyrtari të lartë, Rusia mund të pranojë Bitcoin nga disa vende si pagesë për naftën dhe gazin.

Pavel Zavalny ka thënë se vendeve mike gjithashtu mund t’u lejohen të paguajnë në monedhat e tyre lokale.

Zavalny, i cili kryeson komitetin e Dumës Shtetërore të Rusisë për energjinë, përmendi Kinën dhe Turqinë si ndër vendet që nuk ishin të përfshirë në presionin e sanksioneve, raporton BBC.

Në fillim të kësaj jave, presidenti rus, Vladimir Putin tha se ai dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin e saj me rubla.

Lëvizja mendohet se synon të nxisë monedhën ruse, e cila ka humbur mbi 20 përqind në vlerë këtë vit.

Kujtojmë se Rusia është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe furnizuesi i dytë më i madh i naftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore