Sport

Nadal, me pikëpyetje rreth pjesëmarrjes në Tokyo 2020


Rafael Nadal thotë që është ende i pasigurt rreth pjesëmarrjes në Olimpiadën e këtij viti, për shkak të pasigurisë që ofron pandemia COVID-19.

20 herë kampioni i “Grand Slam-eve”, i cili ka fituar medaljen e artë në Olimpiadat e vitit 2008 dhe 2016, është ende i pasigurt rreth Olimpiadës së këtij viti.

“Në një botë normale, kurrë nuk do të mendoja rreth mospjesëmarrjes në një Olimpiadë”, u shpreh Nadal në një konferencë për shtyp.

“Por, në këto kushte, nuk e di”, u shpreh ai.

Komentet e Nadal-it erdhën vetëm një ditë pasi Serena Williams ngriti dyshime mbi pjesëmarrjen e saj po ashtu.

“Janë një arsye e madhe për shqetësim”, tha tenistja vendase e Tokyo-s, Naomi Osaka, rreth numrit të madh të rasteve me COVID-19 në Japoni.

Madje, Osaka thotë që nuk e kupton pse Olimpiada duhet të mbahet këtë verë, duke e parë situatën që ka shkaktuar pandemia.

Tokyo, për momentin, është në gjendje të jashtëzakonshme, dhjetë javë para fillimit të lojërave më 23 gusht.

Nadal, rreth vendimit, tha se “do të shikojë çfarë ndodh javët në vijim”.

“Duhet të organizojë agjendën time”, tha ai. “Në një vit normal e di agjendën time që nga 1 janari, por këtë vit jo, është me të vërtetë shumë e vështirë”.

Lojërat Olimpike të Tokyo-s u shtyn për një vit, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe po për të njëjtën arsye, ato janë ende në rrezik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore