Sport

MVP dhe pesëshja e xhiros së 10-të në basketbollin kosovar


Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Derrick Wilson, është shpallur MVP i javës së 10-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Në javën e dhjetë të Prince Caffe Superligës u zhvilluan disa ndeshje interesante, por edhe dramatike.

Sigal Prishtina shënoi fitore të rëndësishme, duke triumfuar në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, ndërsa basketbollisti më i mirë në parket ishte Wilson me 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, duke pasur indeksin e ndeshjes 28 apo më të lartën e kësaj jave.

Ai u ndihmua nga Dustin Thomas me 19 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.

Trepça vazhdoi me fitore, ku mundi Rahovecin, ndërsa u dallua dyshja vendore Erjon Kastrati dhe Drilon Hajrizi.

Kastrati ndeshjen e mbylli me 26 pikë, nëntë kërcime e tri asistime, kurse Hajrizi me 22 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.

Ndeshja më dramatike u zhvillua mes Ponte Prizrenit dhe Bashkimit, ku në fitoren e Portokallezinjëve më i miri ishte Fahro Alihoxhiq me 19 pikë dhe tetë kërcime.

Top 5

Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 19 pikë, 8 kërcime, 6 asistime

Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 19 pikë, 7 kërcime, 1 asistim

Erjon Kastrati (Trepça) 26 pikë, 9 kërcime, 3 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 22 pikë, 8 kërcime, 5 asistime

Fahro Alihoxhiq (Bashkimi) 19 pikë, 8 kërcime

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore