Lajme

MV/ Pendarovski takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-S


Në vizitën dy-ditore në Bruksel, të presidentit të Maqedonisë së Veriut (MV), Stevo Pendarovski, gjatë ditës së mërkurë, 28 prill, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter, Stoltenberg uroi MV-në në përvjetorin e parë të anëtarësimit në NATO. Si dhe falenderoi vendin për kontributet që ka dhënë.

“Ne diskutuam për sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe rëndësinë e një agjende të ardhme për Samitin tonë të 14-qershorit”.

Raportohet se Pendarovski vendosi theksin ër çështjen aktuale rajonale dhe të sigurisë,  prioritetet e politikës së jashtme të vendit dhe për mundësitë për bashkëpunimin në përballimin me pandeminë Covid–19.

“Anëtarësimi në NATO na ka ndihmuar ta përforcojmë rezistencën e sistemit tonë të sigurisë”.

Një çështje tjetër që vendosi rëndësinë Pendarovski, ishte e se MV-ja në të ardhmen do të kontribuojë në mënyrë aktive në misionet ndërkombëtare paqësore të udhëhequra nga NATO në rajon dhe më gjerë.

Kutjojmë se gjatë ditës së martë Pendarovski ka takuar komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian (BE),Oliver Varhelyi.

Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell-in.

Si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore