Shqipëria

Muzeu Kombëtar prezanton ekspozitën për ditën e Trashëgimisë Kulturore


Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, 29 Shtator, dhe Ditëve Evropiane të Trashëgimisë, 27 Shtator – 03 Tetor , Muzeu Historik Kombëtar dhe Nxitja e Biznesit Social, organizojnë ekspozitën “Biznese kreative që ruajnë trashëgiminë kulturore”.

Në këtë ekspozitë do të ekspozohen objekte të trashëgimisë kulturore, si edhe ato objekte të bizneseve kreative, sipërmarrjeve të reja, që mbajnë në jetë traditën e që ruajnë Trashegiminë Kulturore të vendit.

Në datat 28 dhe 29 Shtator vizitorët do dëgjojnë, në takimet që do të organizohen, mbi suksesin e të rinjve që me pasionin e tyre kanë krijuar sipërmarrje kreative dhe inovative, për rrugëtimin e tyre edhe si i kanë përballuar me sukses sfidat edhe vështirësitë.

Në këtë ekspozitë do të organizohen takime mbi: Historinë e suksesit të Genta Ahmetit edhe sfidat me të cilat është përballur edhe përballet çdo ditë duke e bërë më të fortë edhe duke e motivuar në zhvillimin e biznesit të saj.

E vetmja femër sipërmarrëse, e cila ndërton anije të vërteta prej druri. Ajo në sipërmarrjen e saj ka punonjës të punësuar nga grupet e marxhinalizuara.

Pas saj do flasë Armida Alikaj, përfaqësuese ligjore e OJF Social Development Investment, e cila është duke inicuar ngritjen e një biznesi social në qytetin e Kukësit.

Suksesi dhe sfida e hapjes dhe zhvillimit të sipërmarrjës me impakt social dhe mjedisor.

Pjesëmarrëse do të jetë edhe Kozeta Halili, sipërmarrëse nga qyteti i Vlores, stiliste që pasionin per trashëgimin kulturore e percon ndër breza ndërmjet kostumeve popullore të Jugut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore